Politika

Rama: Basha e do pushtetin me marrëveshje në tavolinë

“Lulzim Basha do pushtetin me marrëveshje në tavolinë, por kjo është e vetmja gjë që Lulit nuk ia jap dot”.

Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ndërsa foli për ofensivën e baltës dhe shpifjes që po ndërmerr opozita ndaj qeverisë.

“Opozita është dëshpëruar dhe nuk ka asnjë vizion, ide, dhe shpresë, por e di se me vota nuk na mundin dot. Tani që jemi gati për t’i ofruar dakordësi edhe për votimin elektronik në disa zona pilot në zgjedhjet vendore, opozita thonë nuk dua. Por, unë e di se çfarë do opozita, ma ka thënë Luli vetë: ‘Duam pushtetin me marrëveshje ne tavolinë, një herë ti, një herë unë’”, tha Rama.

Por, kjo vijoi Kryeministri, është e vetmja gjë që Lulit nuk ia jap, dot sepse pushteti nuk është i imi, por i atyre që kanë votën”. “Edhe sikur të dal unë me Gramozin dhe t’u lutem nga veriu në jug dhe t’ju themi aman na e hiqni ne pushtetin edhe jepjani Lulzim Bashës, harrojeni se kjo ndodh”, tha Rama.

Opozita sot, sipas Kryeministrit Rama, “është si i mbyturi që thotë do të mbys”. “Një opozitë e pabesë, e pafytyrë, gënjeshtare që ka edhe fatin se media në përgjithësi është të dali ku të dali, dhe nuk ka asnjë lidhje misionin e saj”, shtoi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button