Home / Sporti / I shënoi Italisë, Panucci e mori në Kombëtare, Vrioni: U befasova

I shënoi Italisë, Panucci e mori në Kombëtare, Vrioni: U befasova

Panucci befasoi këtë herë me emrat e thirrur për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares, atë ndaj Jordanisë, miqësore dhe në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit.
Pjesë e listës së italianit u bë edhe lojtari i Shpresave Xhakomo Vrioni, i cili është pjesë e skuadrës së Venezias në Serie B.

“Nuk e prisja grumbullimin në kombëtare, por jam i lumtur dhe do të jap maksimumin. Jam këtu për herë të parë. Si tifoz e ndoqa ndeshjen e kombëtares me Izraelin, luajtëm mirë dhe fituam, por me Skocinë nuk ishte e lehtë. U përballëm më një skuadër të fortë në transferta. Ndeshja në Izrael do të jetë e vështirë, por shpresojmë që të fitojmë”, u shpreh Vrioni.

Në ndeshjen e fundit me Shpresat, Xhakomo Vrioni ishte autori i golit të vetëm të Shqipërisë në humbjen ndaj Italisë.

Në 10 Tetor Shqipëria do të luajë miqësoren ndaj Jordanisë në “Elbasan Arena”, ndërsa 14 ditë më vonë impenjohet në Ligën e Kombeve të UEFA-s ndaj Izraelit në stadiumin e Ber Sheva.

Leave a Reply

%d bloggers like this: