Rajoni

Cveta Karajançeva: Qetësimi në Ballkan është qetësim për Evropën

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë znj.Cveta Karajançeva po zhvillon një vizitë në Mal të  Zi. Qetësimi në Ballkan është qetësim për Evropën. Ja përse perspektiva evropiane е vendeve nga Ballkani Perëndimor do të mbetet prioritet kryesor i politikës së jashtme të Bullgarisë. Mali i Zi është një shembull i mirë për shtetet nga regjioni me përpjekjet e tyre për ta vazhduar në rrugën drejt integrimit evropian. Këtë e deklaroi Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva në takimin e saj me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Ivan Brajoviç. Ai e falënderoi zonjën Karajançeva për ndihmën e Bullgarisë ndaj vendit të tij në rrugën e tij drejt BE-së. Ajo është në krye të vizitës zyrtare të delegacionit parlamentar në Podgoricë. Më vonë Karajançeva u takua edhe me Kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviç. “Kryeministri bullgar Bojko Borisov ishte personaliteti, i cili arriti ta bashkojë Evropën e ndaluar me temën për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor!”, deklaroi kategorikisht z. Markoviç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button