Politika

“Babalja”/ Rama: Konspiracion për rrëzimin e qeverisë

Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se qeveria e tij po punon fort me një plan masash, të cilat prekin fusha të ndryshme, ndërsa theksoi se njëra prej tyre është edhe largimi i opozitës nga “Bota e Filmave”.

Duke u ndalur  tek rasti i “Babales”, Rama deklaroi se kjo ishte një manovër e Partisë Demokratike  për të krijuar konspiracion për rrëzimin e qeverisë.

Ai tha se në këtë rast kemi korrupsion dhe përfshirje të Partisë Demokratike, ndërsa iu bëri apel edhe mediave të zbulojnë të vërtetën e saj.

“Platforma? Kam qenë i zënë dje me demaskimin e kinostudios dhe nuk kam parë ndonjë platformë, por duke sjellë në vëmendjen tuaj faktin që në filmin babale 1,2 kemi bashkëpunim me elementë te krimit të organizuar. Të burgosur për krim të organizuar. Kemi korrupsion dhe konspiracin, kemi përfshirje të drejtpërdrejt të partisë në bashkëpunim dhe me oferta korruptive, por kemi edhe më shumë se kaq, sepse filmi është konceptuar  dhe është shkruar në dy skuta. Unë do tu ftojë, që të jepni një ndihmese, që kjo shfaqja të mos kalojë si një nga shfaqjet e radhës. Së shpejti, këtë paketë do ta ndajmë me opozitën dhe për ta kthyer nga bota e filmave në botën e luftës kundër krimit.”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button