Politika

Shitja e “Telekom Albanian”/Rama: Bizneset serbe të mirëpritura, por jo në sektor strategjik

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të medias lidhur me refuzimin e qeverisë për blerjen e “Telekom Albanian” nga Telekomi i Serbisë.

Rama tha se qeveria shqiptare nuk është pjesë e transaksionit që do të kryejë “Deutsche Telekom”, por ky është një sektor strategjik dhe qeveria pyetet, i kërkohet një mendim.

“Dhe qëndrimi ynë është: bizneset serbe janë të mirëpritura në Shqipëri, por në këtë sektor strategjik nuk është preferenca e jonë” – shpreh Rama

Pak ditë më parë “Telekom Serbia” kërkoi autorizimin e qeverisë shqiptare për të blerë “Telekom Albanian”.
Mediat serbe thanë se “Telekom Serbia” ka bërë ofertën më të lartë për blerjen e “Telekom Albanias, ndërkohë që pas refuzimit Presidenti serb Aleksandar Vucic tha se ishte i vendosur në kërkesën e tij, dhe për këtë do të bisedonte me kryeministrin Rama.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button