“Katër persona janë arrestuar për shkak të sulmit ndaj dy shqiptarëve që ndodhi në qytetin serb të Novi Sadit mes natës së shtunë dhe të diel, ka deklaruar fillimisht ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç.

Ministri ka theksuar se policia ka gjetur edhe rrobat e agresorëve, të cilat dyshohen se janë përdorur në momentin kur janë dhunuar shqiptarët. Kjo sipas tij, do të ndihmojë hetimet në zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Dhunimi i dy shqiptarëve është dënuar edhe nga autoritet serbe.

“Policia, pas një hetimi intensiv një disa shtigje, ka identifikuar të gjithë sulmuesit që rrahën dy të rinj dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për këtë vepër penale. Janë gjetur edhe rrobat që i kishin të veshura të dyshuarit të dielën në mëngjes me rastin e sulmit, që është e rëndësishme për vazhdim të hetimeve. Pse hetimi i deritanishëm, duke përfshirë edhe bisedat me të dyshuarit, por edhe me një prej viktimave, tregon se ky incident nuk është kryer në baza etnike, Policia do t’i shqyrtojë të gjitha akuzat në detaje dhe do të vijë deri tek e vërteta e plotë”, tha ministri serb.