Home / Ekonomia / Çmimin Nobel për Ekonominë e fitojnë dy amerikanë: Ekonomiksi, teknologjia dhe ngrohja globale
William D. Nordhaus (via Yale University) e Paul Romer (via NYU Wagner)

Çmimin Nobel për Ekonominë e fitojnë dy amerikanë: Ekonomiksi, teknologjia dhe ngrohja globale

Dy fituesit e zgjedhur nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për çmimin Nobel në Ekonomi të këtij viti janë William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer. Ky çmim që financohet nga Banka Qendrore e Suedisë në nder të Alfred Nobelit feston edhe 50 vjetorin e saj. Çmimi i këtij viti për Ekonominë u përqendrua në tre tema kryesore, Inovacioni, Kilma dhe Rritja Ekonomike.

Z. Nordhaus u vlerësua për “integrimin e ndryshimeve klimatike në analizat afatgjata makroekonomike”, ndërkohë që Z. Romer u vlerësua me këtë çmim për “integrimin e inovacioneve teknologjike në analizat afatgjata makroekonomike”.

Të dy laureatët e këtij viti, Nordhaus dhe Romer kanë thelluar ndjeshëm fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë sesi ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe njohuritë.

Paul M. Romer është një ekonomist amerikan i cili ka punuan si Krye Ekonomist dhe Zëvendës President i Bankës Botërore deri në 24 janar 2018. William D. Nordhaus është ekonomist dhe profesor në Universitetin e Yale.

Dy ekonomistë, puna e të cilëve ka pasur shumë ndikim në mënyrën se si bota e kupton makroekonominë sot, William D. Nordhaus nga Universiteti i Jellit dhe dhe Paul M. Romer nga shkolla e biznesit Stern në Universitetin e Nju Jorkut, u shpallën fitues të çmimit Nobel në ekonomi të hënën më 8 tetor.

Komiteti i Çmimit Nobel në Ekonomi deklaroi se të dy fituesit “na kanë afruar shumë me pikën kur ne të jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjes se si mund të arrijmë rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme”.

Nordhaus është veçanërisht i njohur për studimin e ciklit politik të biznesit, publikuar fillimisht në vitin 1975, ku argumentoi se ndërhyrjet politike në menaxhimin e ekonomisë amerikane, veçanërisht përmes Rezervës Federale apo shpenzimeve publike krijonin një cilëk ulje-ngritjesh në biznes, një studim që është bërë referencë për mijëra studime të tjera të këtij lloji.

Por ai ka studiuar edhe efektet në ekonomi të ngrohjes globale që nga vitet ’70 duke këmbëngulur se ndotja mjedisore që shoqëron aktivitetin ekonomik dhe shoqëror ka një çmim dhe për rrjedhojë ishte një nga mbështetësit më të hershëm të idesë së një takse për emetimet ndotëse si një mekanizëm që duhet të nxisë zhvillimin teknologjik drejt një ekonomie më pak ndotëse dhe rrjedhimisht, më të qëndrueshme.

Paul M. Romer është i njohur për teorinë e rritjes ekonomike endogjene, e cila argumenton se rritja më e mirë duhet të furnizohet nga zhvillimi i kapitalit njerëzor, inovacionit dhe teknologjisë dhe jo nga burimet e jashtme, të tilla si shfrytëzimi i burimeve natyrore.

Në vitin 2009, gruaja e parë dhe e vetme që ka marrë çmimin Nobel në ekonomi deri më tani është Elinor Ostrom!

Leave a Reply

%d bloggers like this: