Kronika

Kumari, në çdo lagje. Shqiptarët humbin 132 mln euro në vit

Kryeministri premtoi masa drastike për kufizimin e industrisë së kumarit, mbylljen e qepenave të pikave të basteve më 1 janar. Këto janë detyrim nga ligji, që hyn në fuqi pas disa muajsh, efektet e të cilit u vonuan pas një ndryshimi ligjor të realizuar me nismën e deputetëve të vet mazhorancës.
Gjatë këtij viti, pikat e basteve dhe kazinotë njohën zgjerim. Qytetarët shprehen të shqetësuar nga fenomeni që hasin në çdo rrugë e në çdo cep të qyteteve.

Për muaj të tërë, Top Channel tregoi me fakte pothuaj në çdo qytet të Shqipërisë situatën e pazakontë me kumarin dhe bastet. Kumari është ndër punëdhënësit më të mëdhenj të sektorit privat, që prodhon vetëm ves, e sipas sociologëve nxit edhe krimin ordiner.

Vartësia nga lojërat e fatit u ka hequr nga xhepi shqiptarëve 132 milionë euro vetëm në një vit. Pas kësaj është rritur varfëria, e po ashtu edhe dramat familjare. Në Tiranë, Elbasan, Durrës e në të gjithë Shqipërinë, gjendja është më shumë sesa alarmante.

Në asnjë vend normal në botë, kumari nuk është kaq shumë i përhapur. Ultimatumi i kryeministrit për të mbyllur qepenët e basteve më 1 janar ishte ajo që shqiptarët donin të dëgjonin shumë vite më parë. Megjithatë, më mirë vonë sesa kurrë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button