Kronika

Kroati humbi kuletën në Sarandë, tregon si një shqiptar ia ktheu atë

Një qytetar kroat që ishte në Sarandë të Shqipërisë dhe që kishte humbur kuletën e tij ka treguar për përvojën e tij.

Një kroat, me emrin Vlatko Horvat, kishte shkruar për përvojën e tij në Sarandë pasi i kishte ndodhur të humbë kuletën e tij. Ai ka treguar për përvojën e tij në llogarinë e tij në Facebook.

Kroati tregon se si kuleta e humbur në Shqipëri i kishte shkuar me postë në shtëpinë e tij pasi atë e kishte gjetur një shqiptar.

Horvat thotë se shqiptari nuk e kishte kontaktuar, por se nuk besonte se kuleta mund të arrinte në shtëpinë e tij, por arriti bashkë me të gjithë dokumentet.

Qytetari kroat e përfundon shkrimin duke thënë se Shqipëria është e bukur dhe se shqiptarët janë të veçantë. /gazetametro/

Shkrimi i tij:

Çfarë ndodh kur humbet kuletën në Shqipëri?

Isha në Sarandë me një mik, kur ika prej atje me anije drejt Greqisë (pas 5 orë udhëtimi), më erdhi një mesazh: “E di që ia ke kaluar shumë mirë në Sarandë, por s’është dashur të lësh një bakshish kaq të madh”.

As që e kisha kuptuar se kuletën nuk e kisha me vete. Ky djali (Albano Koka) më kontaktoi dhe ma nisi kuletën drejt Kroacisë.

Nuk besoja se do të më vinte, por ja arriti sot. Me të gjitha paratë dhe dokumentet. Albano Koka, shumë faleminderit. Dhe po, Shqipëria është e bukur… dhe shqiptarët janë të veçantë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button