Kronika

FAKSIMILE/ Tabulatet nxjerrin zbuluar Ervin Salianjin: Foli 14 herë në telefon me Babalen, ja provat që “groposin” deputetin demokrat

Në dosjen e publikuar nga prokuroria, rezulton se deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur 14 herë në telefon me Babalen.

Referuar dokumentit të Prokurorisë, Babalja pretendon se përgjimi është bërë në muajin tetor 2017 në Vlorë, kohë gjatë të cilës rezulton sipas prokurorisë se komunikonte në telefon me deputetin demokrat Ervin Salianji.

Audiopërgjimi i “Babales” ka zbuluar detaje të reja për rolin e deputetit Ervin Salianji në këtë histori.

Bazuar në dosjen hetimore, Albert Veliun, gazetari Jetmir Olldashi e ka pajisur me një stilolaps dhe një çelës makine përgjues.

Lidhja ndërmjet tyre është realizuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji, pas takimit që ky i fundit pati me Veliun.

Mes Veliut dhe Olldashit janë realizuar 81 komunikime.

Ndërkohë nga data 18 tetor 2017 deri në 19 maj 2018, mes Salianjit dhe Olldashit ka pasur 145 komunikimime.

Provat që fundosin Salianjin

Disa muaj më parë, Partia Demokratike publikoi në media një audio-përgjim, në të cilin pretendohej se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, shfaqej duke bërë pazare droge. Çështja në fjalë trazoi politikën dhe bëri shumë bujë në media dhe në opinionin bublik.

Ndërkohë, pas marrjes së përgjigjes së ekspertizës, e cila tregon se audio në fjalë është e manipuluar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuza për 3 persona, mes tyre edhe interpretuesin e Agron Xhafajt.

Një ndër personat e përfshirë në këtë skandal, është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili bëri publike përgjimet.

Ky i fundit, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se në prokurori është çuar një material i publikuar në media dhe jo origjinali, sipas tij për të tjetërsuar zërin e Agron Xhafajt.

Ndërkohë, sipas ekspertizës një zë i dytë nuk dëgjohej dhe në disa zëra dilte se nuk ishte Agron Xhafaj, por ishte Fredi Alizoti.

Sipas Salianjit nuk është çuar audio-përgjimi i duhur për ekspertim, por në fakt mësohet se prokuroria ka çuar për akt-ekspertim audio-përgjimin që ka dorëzuar PD-ja.

Pra, pasi ka ndodhur ngjarja, PD ka dorëzuar në prokurori audio-përgjimin, i cili është ai që ka prezantuar Salianji dhe që është çuar për ekspertizë. Pra, prokuroria ka dërguar për ekspertizë, atë audio-përgjim që ju ka dorëzuar Ervin Salianji, apo zyrtarisht PD-ja.

Pra, ekpertiza është bërë mbi të njëjtën audio, për të cilën opozita pretendon se është Agron Xhafaj, e njëjta që është publikuar nga PD-ja edhe për mediat.

Ndërkohë, dje Salianji tha se nuk është audio e duhur ajo që ka dërguar për ekspertim prokuroria. Sipas tij është audio e marrë nga mediat, por në fakt është e provuar shkresërisht dhe zyrtarisht se është e njëjta audio që PD-ja i ka servirur opinionit publik.

Tani ka disa detaje. Salianji thotë se është marrë nga mediat, ndërkohë që në fakt është vetë audio që ka dorëzuar PD-ja. Nga ana tjetër rezulton që po ajo audio që PD ka publikuar për mediat nuk është audio bruto e bërë nga gazetari dhe nga “Babalja”, pasi Jetmir Olldashi ka deklaruar se audion bruto ja ka dhënë deputetit Salianji, por PD-ja zyrtare në Prokurori ka dorëzuar audion që i serviren medias, dhe jo atë bruto.

Në prokurori PD-ja ka dorëzuar një audio me titra dhe me zhurmë. Një audio, e cila ka ndërhyrje dhe i është futur muzikë, kurse audio bruto nuk ka.

Kjo deklaratë në prokurori është bërë nga gazetari, i cili ka thënë se ka dorëzuar në PD një audio bruto.

Kurse Salianji dhe PD-ja në organin e akuzës nuk kanë çuar audion bruto, por kanë dorëzuar atë që prezantuan në media.

Pra, Salianji me atë çfarë tha dje dhe me atë çfarë ka deklaruar gazetari, duket të jetë personi kyç i këtij manipulimi. Dhe kërkoi që nëpërmjet kësaj audio apo dhe detajeve teknike të rrëzojë proçesin e hetimit, për të dalë pa lagur.

Zgjidhja e gjetur duket të jetë “mos dorëzo audion e pastër, atë bruto e cila vërteton çdo skenar dhe manipulim, por dorëzon audion e montuar”.

Pra, PD-ja ka dorëzuar një audio të montuar dhe në bazë të kësaj audio të montuar është bërë ekspertiza. Dhe megjithëse është e montuar dhe i është futur muzikë në sfond, ekspertiza ka nxjerrë ato të dhëna. Nëse do ishte dorëzuar audio bruto, të dhënat do të ishin më të plota dhe më të qarta.

Por, Salianji dhe të tjerët për t’i shpëtuar manipulimit dhe zhdukur gjurmët nuk kanë dorëzuar në prokurori audion e plotë dhe të pastër të bërë nga gazetari, por kanë dorëzuar atë që ju serviren mediave. Kjo është një nga pikat e manipulimit që Salianji kërkon t’i bëjë proçesit, gjë që dje e tha copë vetë me gojën e tij, në emsionin “Open”,  ku theksoi se PD kishte dorëzuar audion që kishte servirur publikisht.

Ndërkohë vetë thoshte se audio, të cilës i është bërë ekspertizë nuk është ajo që ka dorëzuar PD-ja. Kur në fakt ekspertiza i është bërë të njëjtës audio që ka dorëzuar PD-ja, por fakti është se audio ka qënë e manipuluar.  Pra, vetë Salianji ka dorëzuar në prokurori një audio ku ka ndërhyrje, zhurma, muzikë dhe titra.

Dokumenti i bërë publik nga TiranaPost

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button