Politika

Taulant Balla-Bashës: Nesër të pres që në mëngjes në gjykatë, se mos nuk të del gjumi

Deputeti socialist Taulant Balla, i ka kujtuar Lulzim Bashës se ditën e nesërme do të përballen në gjykatë.

“Lulzim, ndjesë nëse je duke veshur pizhamat, po kisha merak se të zinte gjumi prandaj të shqetësoj për kujtesë.

Nesër në 9:30 kemi gjyqin për shpifjen tënde, mos harro.

Të pres të nxjerrësh qoftë dhe një provë të vetme për akuzat e tua.

Nëse s’të del gjumi, mos merr raport mjekësor”, shkruan Balla.

Deputeti socialist e ka paditur Bashën për shpifje, pasi sipas këtij të fundit, Balla ka qenë në komisariat, kur sipas pretendimeve të ish-policit Emiljano Nuhu, atë e kanë kërcënuar me pistoletë në kokë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button