Kronika

Motivet e inskenimit: Babalja e bëri për azil, gazetari për të denigruar Xhafajn

Zbardhet vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për çështjen ‘Babalja’, ku pasqyrohen dëshmitë e Fredi Alizotit, për të cilën u kërkua nga prokuroria masa ‘arrest me burg’, masë që u caktua edhe për Albert Veliun.

Në vendimin e zbardhur thuhet se Jetmir Olldashi nuk dorëzoi përgjimin origjinal, ndërkohë që motivet që i shtynë të hetuarit për ‘kallëzim të rremë’ janë të ndryshme.

Sipas vendimit të Gjykatës, motivi i Olldashit lidhet me denigrimin e figurës së ministrit Xhafaj, ndërsa Veliu kërkonte të përfitonte azil për vete dhe familjarët, shkruan Balkanweb.Sorry, there are no polls available at the moment.

“Motivet që i shtynë të hetuarit në kryerjen e veprës penale të ‘kallëzimit të rremë’ rezultojnë të ndryshëm.

Për të hetuarin Olldashi me profesion gazetar dhe me lidhje të ngushta të një prej deputetëve të krahut opozitar, dyshohet se motivi lidhet me denigrimin e figurës së ministrit të Brendshëm.

Qëllimi i investigimit të tij, sikurse iu pohoi drejtuesit të emisioni të ‘Pa Ekspozuarit’ ishte vëllai i ministrit të Rendit, ndërsa materiali u përgjuar nëse do ishte i vërtetë, do të duhej ta dorëzonte në organet e ndjekjes penale dhe jo në selinë e një force politike.

Për të hetuarin Veliu, motivi dyshohet se lidhet me qëllimin për të përfituar për vete dhe për familjarët azil”, thuhet në një pjesë të vendimit.

/b.d

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button