Kronika

U shisnin të rinjve drogë që përdoret për kafshët, arrestohen burrë e grua

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë burrë dhe grua, të cilët në një farmaci veterinare iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikament anestezik për kafshët.

“Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë falë një pune të mirëroganizuar hetimore disa ditore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

– Telha Kokunja, 52 vjeç, banues në Tiranë.

– Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua).

Këta shtetas në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët)”, njofton policia.

Në pranga edhe një blerës 18-vjeçar dhe u sekuestruan në total 30 shishe me ketaminë.

Ne pranga ra Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button