Kronika

Rivlerësimi, shkarkohet drejtuesja e Apelit Korçë

Në Shqipëri Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën, shkarkimin nga detyra të Kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës Entela Prifiti. Ajo ju nënshtrua vlerësimit të pasurive. Verifikimet e bëra nga Komisioni nxorrën në pah mospërputhje të burimeve financiare me një numër të konsiderueshëm apartamentesh që gjyqtarja zotëron në qytetin e Korçës. Gjithashtu Komisioni ka hedhur dyshime po mbi disa pasuri të patundshme që të afërmit e saj zotëronin në Tiranë. Sinjalizimin për to kishte mbërritur nga një burim anonim, sipas të cilit i përkisnin në të vërtetë gjyqtares. Sipas Komisionit, nga verifikimet kishte rezultuar se të afërmit ë e Priftit nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar blerjen e tyre. Po ashtu Komisioni bëri të ditur se kishte zbuluar dhe disa llogari rrjedhëse të padeklaruara nga ana e gjyqtares, e cila gjatë seancës dëgjimore, nuk ishte pajtuar me gjetjet, duke këmbëngulur se të ardhurat e familjes së saj ishin nga burime të ligjshme.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit ishte pjesë e grupit të dytë të gjykatësve dhe prokurorëve që po I nënshtrohen procesit të rivelrësimit. Dy ditë më parë problemet me pasurinë nxorrën jashtë sistemit gjyqtarëin e Gjykatës së Korçës Sotiraq Lubonjë, ndërsa gjyqtari i Gjykatës Administrative Ahmet Jangulli, u shkarkua javën e shkuar, jo vetëm për shkak të burimeve të pamjaftueshme për të justifikuar pasuritë, por dhe dyshimeve për favorizim dhe zvarritje të proceseve gjyqësore.

Faza e parë e procesit të rivlerësimit e cila kaloi në sitë kandidatët për institucionet e reja të Drejtësisë dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë, la jashtë sistemit thuajse gjysmën e gjykatësve dhe prokurorëve. Gjykata Kushtetuese ka mbetur e bllokuar, ndërkohë që Gjykata e Lartë, është thuajse jashtë funksionit duke marrë në shqyrtim vetëm raste urgjente.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button