Home / Kronika / Balla tregon shumën e parave që i ofroi Jamarbër Malltezi për të mbyllur gjyqin ndaj tij

Balla tregon shumën e parave që i ofroi Jamarbër Malltezi për të mbyllur gjyqin ndaj tij

Taulant Balla njoftoi nga salla e Kuvendit se gjykata Italiane nuk ka pranuar dëmshpërblimin prej 2 mijë eurosh të ofruar nga dhëndri i Sali Berishës, për dhunën e ushtruar ndaj tij në vitin 2016 nga Jamarbër Malltezi në aeroportin “Leonardo da Vinci” Në Romë.

“Procesi në Itali bën fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së Berishës, dhëndri i Saliut më goditi në prezencë të bashkëshortes dhe dje gjykatësi italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar, se këta janë mësuar paguajnë para për “Babalen”, kunatin e “Babales”. Dje gjykatësi vendosi që oferta 2 mijë euro të mos pranohej”, tha Balla.

Në qershor të vitit 2016 , deputeti socialist dhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi janë konfliktuar në Romë, Itali ku Balla e kallëzoi duke thënë se është qëlluar fizikisht.

Leave a Reply

%d bloggers like this: