Home / Kronika / Shkuan të hapnin rrugën, vritet një punonjës i bashkisë Mat, plagosen 3
Pamje nga fshati Shell ku ndodhi ngjarja e rende

Shkuan të hapnin rrugën, vritet një punonjës i bashkisë Mat, plagosen 3

Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një konflikti në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis të Matit.

Sipas të informacioneve paraprake ngjarja është regjistruar rreth orës 14:30, ndërsa policia dhe disa ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 4 punonjës të Bashkisë së Matit kishin shkuar në fshatin Shëlli për të hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës.

Në momentin që janë ulur në lokalin e fshatit për të drekuar ata janë qëlluar me automatik pikërisht nga personi që kishte zaptuar rrugën. Për pasojë nje prej tyre kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se autor i ngjarjes është Kujtim Koxha, i shpallur në kërkim. Ndërkohë i vdekur ka mbetur Mentor Hoxha, punonjës i Bashkisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: