Politika

Rama në Unazën e Madhe, ironi me PD dhe “Babalen”

Kreu i qeverisë inspektoi punimet në Shkozë, ku i premtoi shpronësime në masën 100 për 100 familjeve që preken, në bazë të ligjit në fuqi. Sipas Ramës do të ketë vëmendje për të gjithë këto familje që janë pronare toke përpara viteve ’90.

Por me ironinë e tij, Kryeministri përmendi çështjen “Babale” për të krahasuar punimet e qeverisë së mëparshme me ato të tanishme.

“Ajo vrima aty me gjithë ato tubat qenka si partia jote me Babalen aty, ndërkohë që ne vazhdojmë rregullojmë dhe fillojmë nga e para dhe transformojmë gjithë gungat dhe bërdungllat që latë ju. Ju na turpëruat dhe në Bruksel dje por ne nuk kemi rrugë tjetër. Ne do ta shembim ato, do vazhdojmë drejt kështu që të marrin shembull nga bashkëpunimi jonë si shtet me sipërmarrjen”, tha Rama.

Projekti, sipas qeverisë, përfshin sinjalistikë, gjelbërim, ndriçim, dhe ura për makinat dhe kalimtarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button