Parlamentare

Stomatologu dhe farmacisti me Urdhër të ri

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise-17-525x350Kuvendi miratoi sot dy projektligje në fushën e shëndetësisë që rregullojne mbarëvajtjen e profesionit të stomatologut dhe farmacistit në Republikën e Shqipërisë.
Pr/ligji “Për Urdhrin e Stomatologut” parashikon ndër të tjera krijimin më vete të këtij Urdhri, ndërsa
përcakton qartë mënyrat e zgjedhjes së organeve drejtuese, të funksionimit të tyre si dhe statusi i urdhrit si ent publik profesional i pavarur që rregullon profesionet në fushën e stomatologjisë.
Gjithashtu, një nga objektivat kryesore të këtij pr/ligji është krijimi i një marrëdhënie komunikimi më të konsoliduar mes ministrisë së Shëndetësisë me Urdhrat, duke kërkuar që të paktën çdo 6 muaj ata të informojnë për masat këshilluese apo dhe ndëshkuese ndaj anëtarëve të Urdhrit, pasi një pjesë e tyre janë profesionistë, që funksionojnë në institucionet shëndetësore publike dhe jopublike.
Pr/ligji tjetër “Për Urdhrin e Farmacistit” ka risi kryesore riformatimin e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Farmacistëve, përcaktimin e bashkëpunimit të urdhrit me institucionet e tjera të administratës shtetërore, me ato të arsimit të lartë, si dhe përcaktimi më i qartë i zgjedhjes së Presidentëve të Urdhrit, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button