Rajoni

Vuçiq në telefon me Erdoganin, diskutojnë edhe për Kosovën

Aleksandar Vuçiq ka biseduar nëpërmjet telefonit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar nëpërmjet telefonit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili i ka thënë se mbështet çdo marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve në dialogun me Kosovën, ka njoftuar kabineti i presidentit të Serbisë.

Erdogan ka theksuar se pret që Vuçiq të jetë mysafir i tij në kremtimin e Ditës së Turqisë më 29 tetor, kur edhe do të hapet aeroporti i tretë në Stamboll, transmeton Lajmi.net.

Ata, po ashtu, janë pajtuar që deri atëherë “të nënshkruhen marrëveshjet e para të ndërtimit të rrugëve të reja në Serbi, sidomos në destinacionin Novi Pazar – Tutin”.

“Të dy krerët janë pajtuar që menjëherë të fillojnë përgatitjet për vizitën e Erdoganit në Serbi gjatë vitit 2019”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button