Home / Rajoni / Maqedonia / Vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese

Vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese

Për deputetët e VMRO-DPMNE-së marrëveshja e Prespës është e vdekur politikisht dhe ligjërisht, ndërsa gjatë dakordimit të saj ka pasur mosrespektim të presidentit dhe dispozitave ligjore nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, ndërsa për shumicën parlamentare nuk mund të ketë marrëveshje më të mirë nga kjo dhe nëse refuzohet Maqedonisë i kanoset izolim afatgjatë dhe bllokim i integrimit në BE dhe NATO.

Kryeministri Zoran Zaev porositi se procesi i negociatave me Greqinë është zhvilluar në mënyrë më transparente deri më tani dhe për çdo hap është informuar shefi i opozitës, liderët e partive më të mëdha politike dhe presidenti i shtetit, deri në kornizat me të cilat nuk janë shkelur strategjitë negociuese.

Ai përmendi se Qeveria është vetëm propozues i autorizuar i amendamenteve kushtetuese dhe është e obliguar deri te Komisioni nëse këtë e pranon Parlamenti në afat prej 15 ditëve të përpilojë projekt-amendament. Këtu jam si njeriu i parë i Qeverisë, të konfirmojë se bashkërisht do të ulemi t’i përpilojmë amendamentet.

Shefi i diplomacisë të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov theksoi se edhe kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes së Prespës në të dy vendet më herët apo më vonë do të shohin se është rruga e vetme për të ecur përpara.

Ndërsa ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçell, i ka dërguar letër liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskit, në të cilën e porosit se SHBA-ja është e dëshpëruar nga pozicionet e udhëheqësve të kësaj partie, përfshirë edhe atë personalisht.

“Ashtu siç tashmë kemi biseduar, Shtetet e Bashkuara fuqishëm besojnë se Marrëveshja e Prespës ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë është mundësi historike për Maqedoninë që të sigurojë të ardhme më të ndritur dhe të kontribuojë drejt sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal. Edhe krahas pohimeve se mund të arrihej ndonjë ‘marrëveshje më e mirë’, ne nuk besojmë se kjo është e mundur. Kjo marrëveshje kërkonte kompromis nga të dyja palët. Ky është rast që sipas gjitha gjasave nuk do të përsëritet me vite, e ndoshta edhe me dekada”, thotë Miçell në letrën e publikuar në ueb faqen e ambasadës së SHBA-së në Maqedoni.

Leave a Reply

%d bloggers like this: