Kronika

Rraja në burg/ Xhisiela në dyert e gjykatës: Të lirohet, kemi marrëdhënie shoqërore

Pasi ish-i dashuri i saj Rrahman Rraja u la sërish në burg nga Apeli, nga jashtë Gjykatës Xhisiela Maloku ka bërë avokatin e tij mbrojtës pavarësisht se ishte denoncimi i saj për përndjekje që e çoi pas hekurave. Për gazetarët Xhisiela tha se kishte shkuar në gjykatë për ta mbështetur ish-të dashurin, pasi ishte i pafajshëm.

Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. Skam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. Skam informacione të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhënie të mira. Kemi marrëdhënie shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë”, tha Xhisiela.

Ajo pati nje mesazh edhe median: Më rrini larg. Një media që do merret me jetën time do ta çoj në prokurori

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Rraja nuk ishte i pranishem ne seance, por u përfaqësua nga avokati Ilir Murati.

Vetë Rexhep Rraja zgjodhi të mos jetë i pranishëm në seancë dhe njoftoi përmes një letre mospjesmarrjen.

“Për arsye personale nuk dëshiroj të marr pjesë në seancë”.

Argumentat e avokatit, Ilir Murati, ishin se nuk ka vepër penale për përndjekje apo dhunë ndaj Xhisiela Malokut, siç pretendon Prokuroria.

“Kërkoj shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Krujës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm.Kemi një histori rozë që nuk ka të bëjë me veprën penale të përndjekjes.Dëmtimet e shkaktuar te shtetasja Xhisela Maloku nuk përcaktojnë kohën kur është bërë” ka deklaruar avokati.

Avokati Murati përdori si argument në seancë edhe deklaratat e fundit të vajzës.

“Xhisiela Maloku del përditë në televizione dhe thotë se nuk është përndjekur. Çështja është politizuar dhe ju jeni në presion”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i relatores së çështjes, gjyqtares Shpresa Beçaj, e cila është shprehur: “Nuk ju lejoj të thoni se jemi në presion, nuk kemi asnjë presion.Trupi gjykues është i pandikuar nga askush dhe do të shqyrtojë aktet e dosjes”.

“Presioni politik çoi në arrestimin e Rrajas në 30 shtator, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në 23 korrik. Keni pamjet kur dalin nga hoteli kur dalin të përqafuar, arrestimi është i paligjshëm. Nëna e klientit tim është në momentet e fundit të jetës, ndërsa babai i tij ka pësuar aksident.Për shkak të këtyre rrethanave kërkojmë zbutjen e masës së sigurisë” replikoi avokati. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button