Kronika

Imami që rreh prindërit/ Nëna e Baftjarit: Edmondi na dhunon fizikisht në emër të fesë!

Një imam i “Rrugës së Kavajës”, prej tetë vitesh akuzohet se rreh prindërit, motrën dhe nusen e vëllait, i cili nuk jeton më.

Denoncimi në emision është bërë nga vetë prindërit e Edmond Baftjarit, që jeton në Vaqar.

Mamaja e tij ka treguar sesi ndryshoi djali i tyre, pasi 10 vite më parë, ai nuk ishte ky që është sot.

Sipas saj, ai ishte një djalë punëtor, i shkathët dhe familjar.

Sot ai jo vetëm që i rreh, por kërkon që me dhunë t’i imponojë fenë e tij, së motrës.

Bashkë me të, ata i rreh dhe gruaja e tij.

“Unë jam e trishtuar dhe shumë e shqetësuar se një djalë më vrau veten në Itali.  Një djalë ka ikur nga kjo jetë, një djalë më është zhdukur, ndërsa tjetri më dhunon. Ai shkon në xhami. Ka bërë 5 muaj burg, jemi pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

Marrëdhëniet tona me nusen janë njësoj. Edhe gruaja na rreh. Vetëm dhunë përdorin. Para një jave, erdhi goca me ne bashkë me fëmijët e vegjël. Ishim në Durrës dhe Tiranë për të rregulluar pasaportën e fëmijës së vogël. S’dinim asgjë. Gjuajti me shkallë druri. Ç’a ti bënim.

Jam shmangur, e s’më dhunoi dot. Bujarin e qëlloi 3 herë. E fali ai. Dhunohemi që prej vitit 2000”, thotë Shiqere Baftjari për emisionin “Pa gjurmë” në Report TV.

Ajo thotë se e kanë dneoncuar disa herë në polici, por nuk është marrë asnjë masë.

Prindërit e tij kanë akuzuar ndërkohë edhe imamin tjetër të “Rrugës së Kavajës”, Ahmed Kalaja, se ka tentuar t’u martojë me zor vajzat.

“Ahmed Kalaja më ka ardhur në shtëpi bashkë me Mondin.

Donte t’i martonte vajzat e mia. Asnjëra nga ato nuk donte.

A shkon në xhami? Pse duhet të dhunosh?

A ka më mëshirë për të tjerët? Gruaja e tij është e rrezikshme, çfarë s’më bëri në shtëpi”, tregon Shiqere Baftaraj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button