Home / Rajoni / Greqi, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

Greqi, jep dorëheqjen ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen.
Dorëheqja ka ardhur si rezultat i një konflikti të brendshëm, që nuk është i ri, por është kulmuar pas vizitës së fundit në SHBA të ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos, njëkohësisht kreu i partisë aleate në qeveri.

Ky i fundit, që ka propozuar një marrëveshje ushtarake midis Greqisë dhe vendeve fqinje si mburojë ndaj Rusisë, në rast dështimi të miratimit të Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e fqinjit verior të Greqisë, ka hedhur kritika ndaj ministrit të Jashtëm, Nikos Koztias. Kjo ka sjellë në mbledhjen e qeverisë një debat të ashpër midis dy ministrave dhe Alexis Tsipras ka ndarë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë mes dy partnerëve.

Nikos Koztias, pavarësisht se nuk është anëtar i Syrizës, cilësohet si një nga ministrat e Jashtëm më të suksesshëm dhe dorëheqja e tij nuk do të shkaktojë probleme vetëm në skenën e brendshme politike, por do të dëmtojë qeverinë e Zoran Zaevit, marrëdhëniet greko-turke, negociatat me Shqipërinë, çështjen qipriote dhe marrëdhëniet greko-amerikane.

Një dorëheqje e Kotziasit do të përdoret nga opozita e VMRO-DPMNE-së për të ndaluar procesin e ndryshimit të Kushtetutës dhe do të bindë deputetët në Shkup se Greqia ka ndryshuar qëndrimin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: