Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Hoxha ka pranuar para prokurorëve se ka qenë ai personi që realizoi videon me Fredi Alizotin, i cili thuhet se është autori që imitoi vëllain e Xhafajt, Agron Xhafajn. Hoxha pohoi se e kishte regjistruar në muajin qershor Alizotin me një kamera në orë dore, pasi kishte dyshuar për faktin se pse ai i ishte vetëofruar në takim.

“Dyshova se Alizoti m’u vetëofrua dhe e regjistrova. E regjistrova me një kamera në orë dore”, mësohet të ketë thënë Hoxha. Pas dëshmisë Hoxha dorëzoi dhe orën me të cilën ka bërë regjistrimin në prokurori.

Hoxha dha llogari për videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje, ndërsa implikonte emrin e Taulant Ballës dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Pasi doli nga ambientet e prokurorisë, Hoxha nuk ka asnjë deklaratë për mediat, ndërsa tha se; ‘ua sqaron prokuroria’.