Home / Politika / Balla: Integrimi në BE, opozita të ndërpresë bojkotin

Balla: Integrimi në BE, opozita të ndërpresë bojkotin

“Opozita të ndërpresë bojkotin”. Ky ishte apeli i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në koment të qëndrimit të opozitës në Bruksel.

Balla theksoi se ky rekomandim për ndërprerje të bojkotit nga opozita vjen nga takimi i Komitetit të Stabilizim- Asociimit dhe Këshilli Europian.

Duke folur për qëndrimin e opozitës në Bruksel dhe integrimin e Shqipërisë në BE, Balla tha se opozitës i janë besuar dy institucionet që kanë bëjnë direkt me procesin e integrimit të vendit siç  janë Komisioni i Integrimit Europian dhe Këshilli Kombëtar i Integrimit.

“Ia kemi besuar jo si traditë parlamentare, por dhe vende të ngjashme që kanë kaluar përmes këtij procesi na kanë bindur që duhet t’ia besojmë opozitës, por opozita nuk dihet ende ku është dhe ajo shfaqje e turpshme në Parlamentit Europian le të jetë një akt i fundit i sjelljes ndryshe i gjithë politikës shqiptare në Bruksel”, tha ai.

Balla shtoi se zyrtarë të lartë të BE-së dhe miq të  Shqipërisë siç është eurodeputeti, Knut Fleckenstein kanë kritikuar qëndrimin e opozitës.

“Një prej miqve të Shqipërisë siç është Knut Fleckenstein në përfundim të asaj dite në Bruksel, solli në vëmendje se nuk ka pasur dhe nuk ka një vend tjetër në rrugën e anëtarësimit europian, apo në të njëjtën fazë si Shqipëria në procesin e integrimit që opozita të shfrytëzojë mikrofonat e sallave të Parlamentit Europian për të sharë vendin e vet”, tha Balla, duke shtuar se  çështjet e brendshme duhet të diskutohen mes palëve.

Në vijim, Balla shton se në Bruksel duhet t’u themi faleminderit atyre që na mbështesin, dhe t’u shpjegojmë sa më mirë atyre që nuk na mbështesin.

“Në një Europë të trazuar ku populizmi po merr çdo ditë e më shumë mbështetja dhe përfaqësimi në parlamentet nacionale apo në zgjedhjet e 23-26 maj të vitit të ardhshëm për Parlamentin Europian, do të kuptojmë që duhet të kemi të gjithë një mesazh. Shqipëria është në një moment historik për anëtarësim në BE”, theksoi Balla.

Pyetjes se çfarë është në gjendje mazhoranca të bëjë që ta kthejë opozitën në parlament, Balla tha se dialogu zhvillohet në institucione.

“Rekomandimet e takimit të Stabilizim-Asocimit, sikurse Këshillit Europian i kërkojnë ndërprerjen e bojkotit nga ana e opozitës dhe ndërkohë brenda suazës institucionale të kuvendit të Shqipërisë ka plot hapësirë ndërveprimi dhe bashkëpunimi. Unë besoj  se kemi rivendosur komunikimin për sa i përket Kodit Zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë edhe për heshtjet e tjera të rëndësishme”, tha ai.

Duke folur për reformën zgjedhore dhe produktin e punës arritur deri tani Balla shton se “duhet ta sqarojmë për të gjithë se për sa i përket reformës zgjedhore nuk ka një paketë të Partisë Socialiste, por ka një paketë në përfundim të punës paraprake të ekspertëve të reformës zgjedhore të cilën ne në komunikim dhe ne bashkëpunim dhe me  anëtarë të reformës zgjedhore të kryesuar nga Bylykbashi ta çojmë në përfundim”.

“Kemi një afat që është mes dhjetori i këtij vit dhe duhet ta përmbyllim” tha ai.

“Puna e bërë deri më tani, garanton që asnjëra nga palët të mos ketë problematika të pa adresuara sepse puna është zhvilluar vetëm mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIR”, përfundoi Taulant Balla.

Leave a Reply

%d bloggers like this: