Rajoni

Tsipras pranon dorëheqjen e Kotzias, merr edhe postin e ministrit të jashtëm

Mediat greke raportojnë se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

Debati i djeshëm ndodhi gjatë mbledhjes së këshillit ministror të Greqisë, pasi Kotzias deklaroi se Kamenos ‘fut hundët në politikën e jashtme’. Ndërkohë, ministri Kamenos ishte shprehur se marrëveshja e Prespës, duhej pas zgjedhjeve. Pas debateve të krijuara në sallë, reagoi edhe zëdhënësi i qeverisë greke përmes një deklaratë publike.

“Të zbresë nga ‘treni’ i qeverisë kush është mërzitur. Në kemi drejtim e destinacion të qartë. Kush nuk dëshiron destinacionin, të zbresë”- tha në emër të qeverisë greke zëdhënësi.

Ndërkohë kryeministri i Aleksis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Kotzias dhe ka marrë vetë postin e ministrit të jashtëm deri në mbylljen e marrëveshjes së Prespës në të cilinë përfshihet çështja e emrit me Maqedoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button