Politika

Operacionet anti-drogë, prangosja e 2 ish-deputetëve të PS, Xhafaj: S’është show, por betejë!

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me operacionet më të fundit të policisë shqiptare, të cilat kanë çuar në pranga dhjetra persona, si dhe ka mundësuar edhe arrestimin edhe disa figurave shumë të njohura ish depuitetë të PS. Xhafaj thekson se ky nuk është show, por një betejë dhëmbë për dhëmbë me krimin.

Reagimi i plotë:

Forca e Ligjit në një tjetër SUPER OPERACION policor në goditjen me ashpërsi ndaj grupeve kriminale të skeduara nga Task Forca Speciale. Goditje ndëshkuese ndaj grupeve në fushën e prodhimit dhe trafikimit të drogës. Forca e Ligjit mbi gjithçka e mbi cilindo.

Në 3 ditë një operacion i shtrirë në 12 qytete, me 100 objekte të kontrolluara në territor, me 27 të arrestuar e 6 në kërkim, drejtues dhe anëtarë të 4 grupeve kriminale, të skeduara nga TFS, përfshirë në prodhimin e trafikun e drogës. Fryt i hetimit, vëzhgimeve e gjurmimeve disa mujore në territor.

Aksion shembullor i forcave policore në operacion e veçanërisht Njësisë Operacionale, FNSH Shkodër e Fier&RENEA e DVP. Disiplinë e profesionalizëm i lartë & mbi të gjitha konfidencialitet total! Disa ditë aksion&ASNJË rrjedhje informacioni për rreth 100 urdhëra kontrolli të ekzekutuar! FALEMINDERIT!

Vlerësim i merituar për drejtuesit e Policisë në organizimin e operacionit. Vlerësim i veçantë Drejtuesve të Prok. së Përgjithshme e Krimeve të Rënda & prokurorëve të çështjes për drejtimin & bashkëpunimin. Më shumë sot ne ora 10:30 konferenca e përbashkët Prokurori – Polici.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është shoë, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button