Kronika

Pjerin Ndreu për arrestimin e dy ish-deputetëve socialistë: Sjellje skandaloze e policisë dhe prokurorisë!

Pjerin Ndreu deklaroi në lidhje me arrestimin e dy ish-deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, se policia dhe prokuroria kanë vepruar në mënyrë “skandaloze”.

“Nuk marr përsipër të gjykoj provat. Kam rezerva për mënyrën skandaloze të veprimit të Policisë dhe Prokurorisë, sjelljen skandaloze se si kanë vepruar me mënyrën e arrestimit. Dhe aplikimin e dy standardeve, një grup që quhet i parëndësishëm dhe merret prokuroria lokale dhe një grup tjetër që merret Prokuroria e Krimeve të Rënda. Duhet të shihen me qetësi këto gjëra”, tha Ndreu.

“Ne si forcë politike nuk mbështesim asnjë veprim të paligjshëm, por mënyra e të vepruarit e prokurorisë dhe policisë në dy raste të ndryshme në Lezhë është e habitshme. Të presim verdiktin e drejtësisë e të flasim për të tjerat”, shtoi Ndreu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button