Ekonomia

Nafta nga pusi Shpiragu-4, në fazën e vlerësimit

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Adrian Bylyku së bashku me një grup përfaqësuesish nga AKBN, kreu një inspektim në pusin e Vlerësimit Shpiragu-4, Berat, në të cilin operon Kompania Shell Upstream Albania B.V., ku u pritën nga Rohan D’Souza, Drejtor për Shqipërinë i Kompanisë.

Gjatë këtij inspektimi, Menaxheri i Përgjithshëm i Operacioneve në puse, Andrew Young së bashku me inxhinierët e kompanisë që ishin prezent në sheshin e shpimit, bënë një panoramë të hollësishme mbi etapat që do të ndërmerren për finalizimin e vlerësimit të pusit Shpiragu-4.

Ndër të tjera grupi i AKBN kryesuar nga Bylyku, u informua për mekanizmat dhe pajisjet që do të shërbejnë për nxjerrjen e hidrokabureve gjatë vlerësimit të Shpiragu-4 dhe depozitat ku do të stokohen këto hidrokarbure.

Testi vlerësues i Shpiragu-4 do të kryhet në dy etapa, një test vlerësues afatshkurtër dhe më pas në funksion të rezultateve që do të merren do të kalohet në testin vlerësues të zgjatur.

Në fund të kësaj vizite inspektimi, Bylyku shprehu vlerësimin e tij për Kompaninë, për punën e kryer në pusin e vlerësimit Shpiragu-4 dhe i uroi sukses të mëtejshëm Kompanisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button