Home / Ekonomia / Bursa Shqiptare tregtoi 1.5 miliardë lekë në 6 muaj

Bursa Shqiptare tregtoi 1.5 miliardë lekë në 6 muaj

Në 6 mujorin e parë të vitit 2018, vlera e tregtimit në Bursën Shqiptare të Titujve arriti në nivelin e 1.5 miliardë lekë ose rreth 12 milionë euro, me një sasi (volum) prej më shumë se 85.000 njësi titujsh të tregtuar dhe një numër total prej 66 transaksionesh.

Në një analizë të përgjithshme të karakteristikave të zhvillimit të tregtimit në Bursën Shqiptare të Titujve për periudhën shkurt – gusht 2018 vihet re se kanë dominuar: transaksionet mes Bankave, transaksionet në Oraret Zyrtare (On-Exchange), transaksionet në Bono Thesari, transaksionet në valutën lekë.

Në korrik të vitit 2017, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare vendosi licencimin e Bursës Shqiptare të Titujve. Në shkurt të këtij viti, kjo bursë nisi zyrtarisht tregtimin e titujve, duke shënuar një hap drejt plotësimit të një panorame mbi tregun e kapitalit, edhe pse ende modest.

Leave a Reply

%d bloggers like this: