Ekonomia

Investimet, rikthehet industria e bakrit dhe kromit shqiptar

Shqipëria është një vend i pasur me burime të mineraleve të ndryshme, mjaft të kërkuar në tregjet e huaja. Zbulimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i tyre, përbën një aktivitet të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Tradicionalisht, para viteve 1990, industria nxjerrëse dhe e përpunimit të mineraleve si kromi, bakri, hekuri, qymyrguri, ka siguruar të ardhura të konsiderueshme, “shkëlqim” të cilin Ministria e Infrastrukturës synon ta rikthejë sot përmes investimeve serioze në këtë sektor.

Rreth 343.5 milionë lekë pritet të investohen në sektorin minerar në vend. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar dhënin e 11 lejeve minerare për kërkim dhe nxjerrje të mineralit të kromit, bakrit qymyr gurit në zonat Korçë, Vlorë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Vlera më e madhe e investimeve i adresohet zonës së Kurbneshit, Lezhës, për nxjerrjen e bakrit, ku parashikohet të investohen 100 milion lekë.

Zhvillimi i industrisë minerare pritet të sjellë edhe një hov në tregun e mineraleve.

Në 5-mujorin e parë të këtij viti eksportet e grupit “minerale dhe lëndë djegëse” u rritën me 29% krahasur me një vit më parë, sipas INSTAT. Ndërkohë që Ministria e Energjetikës pohuan se eksporti i mineraleve është rritur për shkak të zgjerimit të investimeve në uzinen e pasurimit të bakrit në zonën e Mirditës. Kjo ka ndikuar që bakri të shitet kundrejt një vlerë më të lartë këtë vit. Gjithashtu të njëjtat burime bëjnë të ditur se çmimi i kromit në tregun ndërkombëtar është rritur dukshëm këtë vit, duke sjellë fitime më të larta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button