Home / Sporti / Mediat zvicerane/ Shaqiri dhe Xhaka mund të luajnë me përfaqësuesen e Kosovës

Mediat zvicerane/ Shaqiri dhe Xhaka mund të luajnë me përfaqësuesen e Kosovës

shaqiri1-515x350Futbollistët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, që luajnë me skuadrën kombëtare të Zvicrës, mund të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës.
Mediat zvicerane po frikësohen se mund të mbeten pa dy yjet e tyre: Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën. Gazeta zvicerane “Blick” shpreh frikën se dy prej lojtarëve kryesorë të tyre mund të ndjekin rrugën e Albert Bunjakut, i cili hoqi dorë nga Zvicra, për t’iu bashkuar Kosovës.
“Frika më e madhe e tifozëve zviceranë është nëse një ditë do të largohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Ka mundësi që ata të shkojnë të luajnë për Kosovën, edhe pse perspektiva më e madhe është tek Zvicra. Federata e Kosovës po bën përpjekje që përfaqësuesja e këtij vendi të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018”, shkruan “Blick”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: