MaqedoniaRajoni

SHKUP – Palmer: Votimi në favor të Marrëveshjes së Prespës pikë kthese në histori

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer deklaroi pas takimit me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev  se miratimi nga parlamenti i Marrëveshjes së Prespës ishte një pikë kthese në histori dhe hapte rrugën për të ardhmen europiane të vendit.

Në konferencën e përbashkët për media, Palmer bëri të ditur se me kryeministrin Zaev kishte diskutuar për Marrëveshjen e Prespës, procesin e zbatimit të saj, rrugën përpara në procesin për në NATO dhe Bashkimin Europian si dhe çështje të tjera me interes të të dyja vendeve.

“Ngjarjet e së premtes, 80 votat në favor të Marrëveshjes së Prespës paraqesin një pikë kthese në histori dhe një linjë ndarëse si dhe hapin rrugën përpara për të ardhmen europiane të Maqedonisë dhe popullit maqedonas”, deklaroi Palmer.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button