Kronika

Kërkohej në Itali, arrestohet në Kavajë 54-vjeçari

Arrestohet përkohësisht një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, bën arrestimin provizor të shtetasit:  Liman Beu, 54 vjeç, banues në Kavajë.

Beu është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button