Bota

Vrasja e gazetarit saudit, Erdogan: Do të tregoj sot të vërtetën “lakuriqe”

Erdoğan do të drejtohet sot në Klubin e deputetëve të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit në Kuvendin e Madh Popullor të Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency.  Ai dje tha se vrasja e gazetarit Khashoggi është një çështje shumë e ndjeshme të cilës Turqia i është qasur shumë seriozisht për të zbuluar të vërtetën. Paralajmëroi se mbi detajet do të flet sot në Parlament. Adresimin e presidentit Erdoğan, që do të fillojë nga ora 10:45, drejtpërdrejt do ta përcjell AA. Adresimi do të jetë me përkthim simultan në gjuhën angleze dhe arabe.

Zyrtarët turq kanë thënë se kanë prova që tregojnë se Khashoggi është vrarë në konsullatë më 2 tetor. Pas javësh të tëra raportesh konfliktuale, sauditët thonë tani se ai është vrarë në një operacion të shkuar keq.

Fjalimi i Erdoganit koincidon me fillimin e një konference investimesh në Arabinë Saudite, që është lënë në hije nga rasti “Khashoggi” dhe që dhjetëra qeveri apo krerë biznesi e kanë bojkotuar.

Vet Amerika nuk e ka bërë këtë, me Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin që ndodhet në Rijad për këtë konferencë, ndërsa ka takuar edhe trashëgimtarin e fronit saudit, Mohammed bin Salman në kryeqytetin e Arabisë. Në takimin me dyer të mbyllura, një zëdhënës i Departamentit të Thesarit ka thënë se Mnuchin dhe Salman kanë diskutuar çështje ekonomike dhe ato të antiterrorizmit, si dhe për vdekjen e Khashoggit.

Mediet shtetërore saudite kanë raportuar se ata kanë përmendur “rëndësinë e partneritetit strategjik Arabi Saudite-SHBA”. Sauditët kanë thënë se kanë arrestuar 18 persona, kanë shkarkuar dy ndihmës të princit Salman dhe kanë krijuar një komision nën udhëheqjen e tij, për të reformuar Agjencinë e Inteligjencës pas vrasjes së Khashoggit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button