Ekonomia

Komisioni i Ekonomisë miraton pr/ligjin për lojërat e fatit. Braçe: Bastet kanë krijuar pasoja sociale

Projektligji për lojërat e fatit u miratua paraditen e së martës në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte i ftuar edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Kreu i këtij komisioni, Erion Braçe tha se “operatorët kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe vetëm tani kanë kërkuar ndërmjetësim”.

“Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do të përballet me pasojat”, deklaroi Braçe.

“Janë krijuar pasoja sociale për shtresa të ndryshme të shoqërisë. Këto amendamente i japin fund përfundimisht veprimtarive të bingove”, shtoi kreu i Komisionit të Ekonomisë.

Ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se në këtë nismë qeveria “ka qytetarët me vete”.

“Do të jetë një sfidë për tatimet, doganat dhe për mua”, tha ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button