Rajoni

Ministrja e Mbrojtjes e Italisë në Serbi, Vuçiq i ankohet për ushtrinë e Republikës së Kosovës

Ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Elissabeta Trenta, ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin dhe gjithashtu për mbrojtjen e serbëve dhe minoriteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës nën drejtimin e një gjenerali italian, shkruan Gazeta Express.

Këto deklarime ministrja italiane i ka bërë gjatë një takimi që ka pasur në Beograd, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan B92, transmeton Express.

Presidenti serb ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me krijimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës, dhe mundësinë që kjo ushtri të futet në pjesën veriore të Kosovës.

Vuçiq dhe Trenta gjithashtu kanë diskutuar edhe rreth dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Ministrja italiane ka thënë se është e nevojshme që të vazhdohet dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Trenta, gjithashtu, është takuar edhe me kryeministren serbe, Ana Brnabiq, me të cilën kanë diskutuar të njëjtat çështje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button