Ekonomia

Bumi i turizmit, zgjatet sezoni, rriten 83% të huajt që erdhën për pushime në shtator

Moti i favorshëm gjatë muajit shtator, por edhe kontratat e hoteleve shqiptare, që parashikonin pritjen e turistëve nga qershori deri në tetor, kanë ndikuar në një sezon turistik të suksesshëm edhe përtej muajve tradicionalë të verës.

Muaji shtator ka parë një rekord të huajsh që e kanë zgjedhur ta vizitojnë Shqipërinë për pushime, me rreth 344 mijë persona, ose 52% e totalit të hyrjeve të të huave në shtator. Në krahasim me shtatorin e një viti më parë, numri i personave që kanë ardhur vetëm për pushime në Shqipëri ka shënuar rritje të fortë prej 82%.

Shifrat bëhen të ditura në raportin e INSTAT për “Lëvizjet e shtetasve në Shqipëri”.

Sipas të dhënave të INSTAT, në total, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin shtator 2018, është 1.121.116, krahasuar me shtator 2017, ky tregues rezulton me rritje 31,5%.

Në shtator 2018, numri i shtetasve të huaj që hynë në vend është 664.184. Krahasuar me shtator 2017, ky numër është rritur me 44,6%.

Numri i shtetasve të huaj që hynë në vendin tonë në nëntëmujorin e 2018 është 5.061.822 duke u rritur me 19,8%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në shtator 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka pasur rritjen më të madhe me 66,0%, ulje kanë pasur vetëm shtetasit nga Mali i Zi me 16,3%.

Në nëntëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe 37,2%.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit shtator 2018, janë 1.336.203 duke shënuar rritje me 26,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë që dolën nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit shtator 2018, është 515.676 krahasuar me shtator 2017, ky numër është rritur 3,4%. Numri i shtetasve të huaj që dolën nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shtator 2018, është 820.527. Krahasuar me shtator 2017, ky numër është rritur 48,0 %.

Numri i shtetasve shqiptarë që dolën nga territori i vendit tonë në nëntëmujorin 2018, është 4.066.178, duke u rritur 3,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rreth gjysma e personave që kanë hyrë si në shtator, ashtu dhe për 9-mujorin kanë ardhur për pushime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button