Kronika

Akuzat e Bashës, Manja: Padi për shpifje në gjykatë

“Do t’i bashkohem Ballës në rrugën drejt gjykatës për shpifjet që ka bërë Lulzim Basha”, ka deklaruar sot kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS-së, Ulsi Manja

Deputeti Manja reagoi ndaj akuzave të kryetarit të partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili më herët gjatë ditës e cilësoi atë si të përfshirë në çështjen “Toyota Yaris”.

“Shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me një koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit!”, thotë kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS-së, Ulsi Manja duke shtuar se do ta padisë në gjykatë Lulzim Bashën për shpifje.

“Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugën drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!”, shprehet ai

Më tej, deputeti i PS-së, Manja shton se “por një gjë s’rri dot pa ia thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button