Politika

Pranohet kërkesa e Ballës, shqyrtohet sot dekreti i Metës për ‘Teatrin’

Në një kohë kur sot në rend të ditës është futur dekreti i presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i kërkoi kryeparlamentarit 5 minuta pushim. Ndërkohë që ky i fundit ndërpreu për 10 minuta seancën e sotme plenare.

Në rinisje të seancës Balla kërkoi që të futej në rend të ditës shqyrtimin e dekretit të presidentit për këtë ligj, ndërsa u miratua në pranim edhe kjo kërkesë.

Kujtojmë se sot Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e rrëzoi sot dekretin e presidentit, ndërkohë që ky qëndrim pritet të miratohet edhe në Kuvend, vetëm me votat e PS-së, pasi opozita mungon.

Ruçi: Para se të kalojmë tek çështja tjetër e rendit të ditës, në mbështetje të nenit 3 të rregullores, kryetari i grupit të PS, Balla ka kërkuar që të futet në rend të ditës dekreti i presidentit për Teatrin. Ky dekret është pjesë e Kuvendit. Është komisioni përgjigjes që e ka përfunduar punën dhe ka paraqitur raporton përkatës.

Balla: Kërkoj 5 minuta pushim për mbledhje grupi parlamentar dhe më pas kalojmë në Kuvend.

Ruçi: 10 minuta pushim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button