Kronika

Organizoi atentat ndaj Lul Berishës, dështon seanca për Ajetin

Seanca gjyqësore për Ahmet Ajetin, organizatorin e një atentati ndaj Lulzim Berishës, ka dështuar sërish.

Kjo është hera e tretë që seanca ndaj Ajetit dështon. Ky i fundit akuzohet se në vitin 2005 ka bërë një atentat për vrasjen e Lulzim Berishës.

Ajeti është dënuar në  mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri 4 muaj më parë. Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.

“Më 30 gusht të 2005 Ahmet Ajeti dhe O. K., të porositur nga E. D., dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Berisha, Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën ku dhe  është vetëplagosur. Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Ajeti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai ka qenë pjesë e bandës së Endrit Dokles e Adriatik Colit.  Pretendohet se është paguar me 80 mijë euro në vitin 2005 për të vrarë Lulzim Berishën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button