Politika

Meta në Qendrën “George C. Marshall”, ligjëratë për Ballkanin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet sot në Garmish të Gjermanisë ku zhvilloi një vizitë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”, si i ftuar nderi për të mbajtur një ligjëratë për sigurinë dhe sfidat në rajonin e Ballkanit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta theksoi se ishte i nderuar për këtë vizitë, ndërsa shtoi se partneriteti amerikano-gjerman në rajon është vendimtar për të ardhmen.

“Shumë i nderuar të vizitoja Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall” për t’ju drejtuar kursit “Programi i Studimeve të Sigurisë së Avancuar”, rreth integrimit në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor.

Integrimi euroatlantik është çelësi për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Partneriteti amerikano-gjerman në rajon është vendimtar për të ardhmen.”, shkruan në ‘Facebook’ Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button