roze

Anne Hathaway dhe problemet që të shkakton fama

anne-hathaway-elleËshtë një nga aktoret më të suksesshme hollivudiane, por Anne Hathaway ka zbuluar se fama nuk ka qenë aspak e lehtë për tu asimiluar.

Në një intervistë për revistën ‘Elle’, 31-vjeçarja tha: “Fama më shkatërroi për një kohë të gjatë. Nuk dija si ta përballoja dhe më stresoi. Njerëzit më thonin që duhet të isha vetvetja, por unë nuk e njihja ende veten.”

Gjithsesi, aktorja amerikane thotë se më në fund ka mësuar t’i marrë gjërat me qetësi dhe të jetojë një jetë normale, larg vëmendjes së mediave. Anne foli edhe për martesën e saj me Adam Shulman duke thënë se është e sigurtë që lidhja e saj 2-vjeçare do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë: “Kur nuk je e shqetësuar për marrëdhënien tënde, i shijon më shumë ditët.”

Aktualisht, 31-vjeçarja po xhiron skenat e filmit komedi ‘The Intern’, ku interpretojnë edhe Robert De Niro, Rene Russo, Zack Pearlman, Andrew Rannells, Adam DeVine, Anders Holm dhe Nat Wolff.

Me regji të Nancy Meyers, filmi do të shfaqet për herë të parë në 25 shtator 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button