Ekonomia

Ahmetaj: Në fund të 2019-s borxhi publik nën 64,9%

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat për pr/buxhetin e vitit 2019 paraditen e së premtes foli për parashikimet e vitit të ardhshëm.
Sipas tij në fund të 2019-s parashikohet që borxhi publik të ulet nën 64,9%.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka dhënë sot detaje nga rritja e pagave për një sërë kategorish në vend, përfshirë, shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen, policët e burgjeve dhe trupin diplomatik të Shqipërisë.

Ai theksoi se në Shëndetësi përfitojnë: 4650 mjekë dhe 13765 infermierë, 18 415 punonjës me një fond mbi 1 miliard lekë.

“Do të ketë rritje pagash në shëndetësi dhe arsim, në mbrojtje dhe trupin diplomatik si dhe në sistemin penitenciar. Po ashtu, do ketë rritje të ndjeshme të pagave për diplomatët shqiptarë me mbi 20%, – tha Ahmetaj në një dalje për mediat. – Bonusi i bebeve, nga ku parashikohet të përfitojnë mbi 30 mijë familje, do të ketë një fond total prej 2 miliardë lekësh. Do ketë rritje të pagave të mësuesve rreth 7% si dhe rritje pagash për gjyqtarët e prokurorët”, – shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button