Bota

Bolton i dorëzon Putinit ftesën e Trumpit për të vizituar Uashingtonin në 2019-ën

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se i ka dorëzuar presidentit rus, Vladimir Putin, një ftesë nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të vizituar Uashingtonin në vitin 2019.

Në një intervistë për shërbimin armen të Radios Evropa e Lirë, Bolton tha se dorëzoi ftesën gjatë takimeve të tij me Putinin në Moskë, këtë javë.

Vizita e Boltonit në Rusi u dominua nga njoftimi se administrata e Trumpit planifikon të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme, i vitit 1987.

Kjo marrëveshje, e cila e eliminoi një klasë të tërë të raketave nga Evropa, konsiderohet kyçe për stabilitetin strategjik mes Uashingtonit dhe Moskës.

Por, takimet përfshinë edhe çështje të tjera, si luftërat në Siri dhe Ukrainë, ndërhyrja e supozuar e Rusisë në zgjedhjet në SHBA dhe Koreja e Veriut.

Trump dhe Putin u takuan për herë të fundit në muajin korrik, në Helsinki.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button