Politika

Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dhënë dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë falenderoi Xhafajn për kontributin e tij të çmuar, shkruan Rama në Twitter.

“Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan më tej Rama

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme.Traseja është e shtruar.Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse,” shkruan Rama.

Dorëheqja e Xhafaj ka ardhur pas akuzave të shumta të opozitës për lidhjet mafioze të familjes së tij. Opozita e akuzon këtë të fundit se po përdor postin dhe policinë për të mbrojtur të vëllain trafikant, Agron Xhafaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button