Home / Opinion / Dorëheqja e Fatmir Xhafajt duhet marrë seriozisht

Dorëheqja e Fatmir Xhafajt duhet marrë seriozisht

Nga Ardit Rada

Largimi i ministrit të Brendshëm mëngjesin e të shtunës i ka habitur të gjithë, përfshirë edhe deputetët e Partisë Socialiste. Dhe po kjo habi kërkon një përgjigje si shenjë përgjegjësie nga Edi Rama dhe vetë Fatmir Xhafaj. Sepse pavarësisht faktit që kjo qeveri e futi standardin e dorëheqjes si fenomen, po me të njëjtin zell duhet edhe t’i shpjegojë vendimet e orëve të vona të së premteve.

Së pari për deputetët që kanë ngritur supet dhe janë çuditur, së dyti për votuesit që prej kohësh u servirin kubin e Rubiksit.

Ka dyshime që në orët e para të lajmit së Fatmir Xhafaj iku për shkak të luftës me bandat. Më saktë, një triumf i këtyre të fundit mbi politikën. Ndërkohë që opozita e paraqet si fitore të sajën dhe të krimit.

Sepse ‘kokat’ e PD në statuset e rrjeteve sociale, pjesën e parë e konsiderojnë si fitore të tyre, dhe dy fjalitë e fundit shprehen se është fitore e Gjushit ndaj policisë.

Largimi i Xhafajt nuk duhet parë si një humbje e madhe për shtetin, sepse edhe si Aldo Bumçi që shëtiti çdo ministri në tetë vite nuk mund të bëhej. Por sëpaku duhet bërë e qartë nëse ky është një hap politik për të rikthyer opozitën në Kuvend, apo një fitore e vërtetë e bandave mbi krerët e shtetit.

Nëse ka qenë një kusht i opozitës për t’u rikthyer në shinat e jetës normale politike, atëherë kjo dorëheqje e ka të gjithë justifikimin e nevojshëm. Nëse është një triumf i botës së krimit, Fatmir Xhafaj duhet falënderuar që paska goditur çdo emër që ditën është anëtar i organizatave bazë të partisë dhe natën i organizatave kriminale.

Pastaj të na i hapin sytë ndërkombëtarët për lidhjet e krimit me politikën, se vetë nuk po ia dalim dot.

Leave a Reply

%d bloggers like this: