roze

Kaos dhe shkatërrim

transformersImazhe të reja shpërthyese janë publikuar nga sheshxhirimi i filmit ‘Transformers: Age of Extinction’. Fotot e reja tregojnë me detaje atë që ka ndodhur në skenat e shkatërrimit që tek ky film janë të shumta.

Mark Wahlberg, Jack Reynor dhe Nicola Peltz janë në qendër të këtyre fotove, ndërkohë që xhamat thyhen dhe godinat shkatërrohen përreth. Madje, edhe regjisori Michael Bay është protagonist i këtyre imazheve.

Filmi ‘Transformers: Age of Extinction’ ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke grumbulluar më shumë se 1 miliardë dollarë që kur është shfaqur për herë të parë në kinema në qershor të këtij viti.

Filmi i ardhshëm i sagës do të shfaqet në vitin 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button