Ekonomia

Rekord investimesh të huaja, rreth 1 miliard euro për vitin 2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një interviste televizive theksoi se investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë pësuar një rritje të lartë.

Sipas ministrit Ahmetaj, në 6-mujorin e parë të këtij viti vendi ynë ka patur 486 milionë euro investime të huaja, të cilat kanë mundësi që të shënojnë shifra rekord për vendin tonë.

“Në 2016 Devolli, që këta thoshin që ishte 500 mln, e di sa ishte? 17 mld lekë me bilanc të vetin, pra ishte 130 mln euro, tani të gjitha janë duke zbritur dhe janë gati 486 mln euro të investuara në 6-mujorin e parë, të cilat ishin investime të huaja, që kanë mundësi të shënojnë një shifër rekord. Edhe TAP dhe Devolli janë investime që po fiken dhe po kalojnë në operim dhe po zëvendësohen me investime në turizëm, në manifakturë, ndërtim, industri etj”, – theksoi Ahmetaj.

I pyetur rreth investimeve të pritshme, ministri Ahmetaj theksoi se për vitin 2018 investimet e huaja pritet që të shkojnë rreth 1 miliard euro, një shifër e paarritur më parë nga asnjë qeveri.

Mendoj se ne do ta mbyllim këtë vit, nëse 6-mujori vazhdon në qëndrueshmëri edhe si 9-mujor, do ta mbyllim me rreth 1 miliard euro, e cila do të jetë shifër rekord.

Shqipëria ka nevojë për më shumë se kaq dhe kemi nevojë që ta hapim edhe imazhin e vendit. Investimet e huaja priten 1 miliard, plus-minus, për 2018-ën”, – përfundoi ai.

/e.caushi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button