Ekonomia

15 kandidatë për tre vende vakante në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë

Kuvendi zhvillon dëgjesë publike të deputetëve me kandidatët për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë, njofton se të mërkurën datë 31 tetor 2018, ora 9.00, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, në sallën e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave do të organizohet dëgjesa publike e 15 kandidatëve që i janë përgjigjur thirrjes publike të Kuvendit më datë 4 tetor 2018, për plotësimin e tre vendeve vakante që i përzgjedh Kuvendi i Shqipërisë, mbështetur në vendimin e tij Nr.103, dt.4.10.2018 “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së tre anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë”,
Kandidatët janë njoftuar se do të kenë në dispozicion kohën e prezantimit të CV ( jo më shumë se 3 minuta ) si dhe shpalosjen e platformës dhe vizionit të tyre ( jo më shumë se 15 minuta ) për të qenë anëtar në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Lista e kandidatëve që kanë aplikuar në Kuvend për tre vendet vakante që përzgjidhen nga Kuvendi për në Këshillin Mbikqyrës të BSH:

1- Vjollca Braho
2- Bardhyl Ceku
3- Leontijev Çuçi
4- Sulo Hadëri
5- Artan Hoxha
6- Altin Hoti
7- Oljan Kanushi
8- Genc Koxhaj
9- Arben Malaj
10- Visar Malaj
11- Luljeta Minxhozi
12- Ergys Misha
13- Nikollaq Pano
14- Drini Salko
15- Arben Xibri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button